21 Maj, 2026

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detajet: Viktima humbi jetën rrugës për në spital. I plagosur vëllai i autorit

 Vrasja në Memaliaj, Policia jep detajet: Viktima humbi jetën rrugës për në spital. I plagosur vëllai i autorit

Policia ka reaguar pas vrasjes me armë zjarri në Memaliaj mbrëmjen e sotme.

Sipas bluve, 30-vjeçari Endri Goxhaj është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, teksa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *