EMRAT: Vritet një 33-vjeçar në Memaliaj dhe plagoset rëndë shoku i tij, pas një sherri në qendër të qytetit
Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Memaliaj.
Deri më tani është identifikuar viktima, i cili quhet Endri Goxhaj. Ndërkohë i plagosur rëndë është Dario Nela.
Të shtënat me armë ndodhën pas një sherri mes disa personave në qendër të qytetit.
Ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht e më pas gjendja ka agravuar deri në përdorimin armëve.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë.