21 Maj, 2026

I mori jetën Goxhajt pas konfliktit disa vjeçar, kush është Donald Nelaj: Vetëm 21 vjeç i renditur në mesin e trafikantëve më të kërkuar të Shqipërisë

 I mori jetën Goxhajt pas konfliktit disa vjeçar, kush është Donald Nelaj: Vetëm 21 vjeç i renditur në mesin e trafikantëve më të kërkuar të Shqipërisë

Një vrasje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn, ku Donald Nelaj i mori jetën Endri Goxhajt pas një debati të ashpër mes tyre.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm mes dyshes dhe mbrëmjen e djeshme ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari.

Aty ka mbetur i plagosur dhe vëllai i autorit të krimit, Darjo Nelaj i cili ka marrë gjithsej 4 plumba, 2 në mushkëri, 1 në bark dhe 1 në shpretkë.

Burimet bëjnë me dije se pritet që Darjo Nelaj t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një hulumtim rreth ngjarjes së rëndë nxjerr në pah se emri i autorit të vrasjes së djeshme nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe blutë e Sarandës, pasi Donald Nelaj, kur ishte vetëm 21-vjeç, renditej në listën e trafikantëve, si pjesë e një grupi kriminal.

Në nëntorin e 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg canabis dhe një BMW x5.

Hetimet e bëra në kuadër të zbardhjes së trafikimit të drogës, nxorrën ne pah se shtetasit Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj, kërcënonin me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se ky i fundit ka mundësuar kontaktin e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.

Donald Nelaj asokohe 21-vjeç, rezulton të ketë qenë i dënuar në 2018 si anëtar i një grupi kriminal i cili akuzohej për trafikim të drogës, e kryer në bashkëpunim me të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *