21 Maj, 2026

Sara thotë se Saliu po na prish imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik

 Sara thotë se Saliu po na prish imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik

Deputetja e PS-së Sara Mila, gjatë një interviste televizive në Report TV, ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, se me protestat e tij të dhunshme, do t’i bëjë dëm imazhit të Shqipërisë në prag të sezonin turistik.

Sipas saj, jemi në momentin më të mirë për t’i bërë thirrje të huajve që të vijnë e ta vizitojnë vendin tonë, ndërkohë i çojmë “kartolinat me molotov”.

Jam gjithë sy e vesh për të parë se çfarë do kenë përgatitur për të bërë atë lajmin kryesor në mediat ndërkombëtare dhe për t’i bërë dëm Shqipërisë, sidomos tani në prag të sezonit veror, që është momenti më i mirë për t’i bërë thirrje të huajve që të vijnë e ta vizitojnë vendin tonë, ne ndërkohë i çojmë këto kartolinat me molotov dhe me atë që kjo parti di të bëjë më së miri, tymin”, tha Mila.

Po ashtu Mila tha se zgjidhja e problemeve nuk zgjidhet përmes dhunës, teksa hodhi akuza nda PD-së së përdor të miturut në akte të kundraligjshme.

Zgjidhja e problemeve nuk bëhet duke bërë performanca me molotovë, as duke goditur efektivë policie dhe as duke përdorur fëmijë të mitur në protesta për të bërë rreziqe në rrugë.

Nuk ndodh në botë që nën siglën e një partie politike të mund të djegë vendin. Prej vitesh tashmë, sepse kjo nuk është një habi, por vazhdimësia e asaj që PD di të bëjë më mirë. Por nuk ndodh që nën emrin apo siglën e një partie ti të djegësh vendin”, tha deputetja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *