21 Maj, 2026

Flutura Açka i del në krah Grida Dumës dhe thumbon Alfred Lelën: Sa të vogël po e bëjnë PD-në të “vegjlit”

 Flutura Açka i del në krah Grida Dumës dhe thumbon Alfred Lelën: Sa të vogël po e bëjnë PD-në të “vegjlit”

Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka i ka dalë në krah ish-koleges Grida Duma, pas debatit që kjo e fundit pati me drejtorin e komunikimit në PD, Alfred Lela, i cili e ofendoi në mes të emisionit dhe u largua.

Açka shkruan në një postim në Facebook, se kur Grida Duma luftonte në politikë, Lela ishte i pavarur. Ndërsa shton se në momentin kur moderatorja i kërkoi që PD, të sillet siç i takon një force politike dhe mos qëndrojë në “vend”, Lela e fyeu.

Ndërsa më tej ish-deputetja demokrate thekson se Partinë Demokratike po e bëjnë më të vogël, “të vegjlit”.

Postimi i Açkës:

Kur Grida Duma luftonte, thuajse gruaja e vetme, në të gjitha debatet në emër të PD-së, Alfred Lela ishte i pavarur, sikurse unë.

Tani që Grida Duma i kujton Alfred Lelës që PD të jetë më shumë PD, e fyen.

Hidhen të nesërmen me kinse deputetë dhe hedhim edhe ata ca gurë! Medet!

Sa të vogël po e bëjnë PD-në të vegjëlit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *