21 Maj, 2026

Masakra që u bë në Tiranë do të transferohet në jug!

 Masakra që u bë në Tiranë do të transferohet në jug!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kullat që pritet të ndërtohen në bregdetin e jugut.

Bushati tha se masakra që ka ndodhur me ndërtimet në Tiranë, pritet të transferohet në jug, pasi vetëm kështu mund të mbahet në këmbë sistemi.

“Njeriu bën pyetjen fillestare. Po të shohësh Lungomaren e Vlorës, kam thënë është nga gjërat e mira që ka bërë Rama gjatë qeverisjes. Rama e di që aty ka lënë gjurmë të mirë. Pse po detyrohet në Vlorë të ngrejë kulla? Pse po shkon edhe në Himarë? Nuk e akuzojmë dot se ai nuk ka shije estetike. Pse e bën kullën në Himarë? Për ti dhënë përgjigje kësaj, duhet shpjeguar si mbahet në këmbë sistemi.

Rama ka zgjedhur ta zhvillojë Shqipërinë pa industri prodhuese. E vetmja gjë që mban sistemin në këmbë, janë ndërtimi i kullave. Në Tiranë është prag kolapsi. Çmimet po bien, apartamente bosh sa të duash.

Prandaj masakra që iu bë Tiranës, po tentohet të transferohet nga Vlora në Himarë e më poshtë për të mbajtur në këmbë të njëjtën ekonomi. Ramës po i ra fluksi i ndërtimit, i bie shtylla që e mban në këmbë. Ai del dhe thotë paratë e shqiptarëve janë te pastra, vijnë këta nga Dubai, ngaqë Dubai është në krizë.

Në këtë kuptim, Edi Rama duke shkatërruar me kulla nga riviera e Vlorës deri te e Himarës, ka kushtin e detyrueshëm për të mbajtur në këmbë regjimin e tij, për sa kohë SPAK ia lejon një gjë të tillë. Aty ku preket thelbi i regjimit, por SPAK-un e ke në gjumë”, deklaroi Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *