“Endri Goxhajn e rrahën në Rinas para se ta vrisnin në Memaliaj, një vajzë ishte me të”
Një konflikt i mëhershëm dyshohet se ka çuar në vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në një lokal në Memaliaj. Si autorë të dyshuar janë shpallur në kërkim vëllezërit Donaldo Nela, 29 vjeç, dhe Marjaldo Nela, ndërsa nga përplasja mbeti i plagosur edhe vëllai i tyre, Dali Nela, 25 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se përplasja mes dy grupeve ka nisur më herët në Tiranë, pranë daljes së Rinasit. Dëshmitarë pretendojnë se pak orë para ngjarjes ka pasur një episod dhune fizike, ku disa persona që lëviznin me dy automjete të bardha pa targa kanë sulmuar 30-vjeçarin, duke e goditur me grushte.
Ai ka qenë i shoqëruar nga një vajzë në momentin e incidentit e cila rezulton të ketë qenë edhe në vendngjarje kur ka ndodhur sulmi me armë dhe gjatë shoqërimit në spital.
Dëshmitarët thonë se kjo situatë ka shkaktuar panik pasi autorët e sulmit kanë ardhur me shpejtësi duke ushtruar edhe presion për të hapur rrugën dhe pasi e kanë rrahur e mbuluar në gjak, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por këto dëshmi mbeten ende për t’u verifikuar nga organet hetimore.
Kujtojmë se nga sulmi mbeti i plagosur rëndë edhe 25-vjeçari Dali Nela i cili ka marrë katër plagë me armë zjarri, dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani, policia ka shoqëruar gjashtë persona lidhur me ngjarjen.
Burime hetimore bëjnë me dije se konfliktet mes palëve janë të hershme dhe lidhen dyshohet me veprimtari në fushën e lëndëve narkotike ku si emër përmendet edhe Aleksandër Sadikaj i vrarë në verën e 2022 në atentatin me tritol në makinë pranë TEG-ut.
Mesazhi i qytetares:
Kte cunin e rrafen dje afer daljes se rinasit disaa makina pa targaa isha atyy e paskan vraree ishte i shoqeruar me nje vajze ky djalii sa gjynahh.
Po kam qene as 5 metra larg kur nje cun tullac me mjeker erdhi pike plumbi flake duke i rene borise e sa sbbriti nga makina inka gjujt fytyres ngrushta e isjtw gjakosur komplet.
Ajo e di kush e ka vra e kush i ka gjujt. Doja te zbrisja tpysja at gocen a eshte mire se po i shikoja po u tmerruam se po na bertisnin te leviznimm.
Ishin dy makina njesoj te bardha tip mini caddy po jo caddy. Po njeri nga cunat qe ishin dje ngjante me kte aleksander sadikaj