Katër kulla në Himarë: Do t’i ndërtojë kompania e një 23 vjeçareje!
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar se në Potam do të ndërtohen katër kulla, nga kompania e një 23 vjeçareje të quajtur Gabriela Dino, duke nisur kështu “golemizimin” e bregdetit të jugut.
Pjesë nga biseda:
Ola Xama: Katër kulla me 16 katë mbi tokë dhe katër kate nën tokë. Kjo ka një problem edhe nga ana estetike, stonon, me tendencën e zhvillimit që ka Himara. Ka një kontradiktë të madhe.
Andi Tela: Shumë vite përpara u ndërtuan disa pesë katëshe dhe u bë problem i madh atëherë. Tani të ndërtosh 16 kate në një bregdet që e konsideorn edhe luksi… Nga këtu vijon edhe me kulla në Sarandë.
Ola Xama: Ka një debat se kush po financon ndërtimin. Ka një debat por meqenëse barrën për të mbrojtur që ndërtimi nuk është skenë krimi, e ka marrë kryeministri, ai ka edhe agjencitë shtetërore që kanë të dhënat, kadastra, zyrat noteriale, që raportojnë çdo transaksion. Për sa kohë volume i ndërtimit nxjerr 8-12 mijë apartamente, vetëm për Tiranën, nuk bëjmë dot statistika me 5 raste.
Ylli Rakipi: Kush po i ndërton këto kullat?
Ola Xama: Kompania El Dino, Gabiriela Dino, është një 23 vjeçare. Kjo kompani është edhe bashkë-aksionere në një projekt për të ndërtuar kulla te diga e liqenit.