Historia e dy personazheve tek filmi “Në fillim të verës” – Si u vranë dy të fejuarit (luajtur nga Astrit Cerma dhe Elida Cangonji) në luftë
Astrit Çerma (1949-) ne rolin e Shyqyri Alimerko (1923-1943, vjec 20), dhe Elida Cangonji (1953-2016, vjec 63) ne rolin e Donika Dule (1924-1944, vjec 20) ne filmin ‘Në fillim të verës’ 1975.
Shyqyriu dhe Donika ishin te fejuar dhe u vrane te dy ne lufte, njeri ne 1943, tjetra ne 1944.
Shyqyri Alimerko në gusht 1941 hodhi në erë depot me municion të ushtrisë italiane në Radhimë të Vlorës (nuk u vra aty, siç tregon filmi, por në luftime pas 2 vjetësh).
Për këtë ngjarje në 1975 u bë filmi ‘‘Në fillim të verës’’, ku Astrit Çerma është në rolin e Shyqyri Alimerkos
“Në fillim të verës” konsiderohet si një ndër filmat më të mirë shqiptarë.
