Ilir Hunçi: Si e hoqën nga puna Dhimitra Plasarin dhe doli shiste plaçka në treg. U sëmur me kancer nga trishtimi
Aktori korçar, Ilir Hunçi, ndërsa ka kujtuar aktoren Dhimitra Plasari, në përvjetorin e ndërimit të jetës, ka treguar dhe historinë e saj të trishtë, në faqen Aktorët shqiptare.
I pyetur nga një komentues, ai ka treguar detaje të jetës së saj.
Sipas Hunçit, Plasari u shkarkua nga puna kur erdhën demokratët në pushtet, pse kishte burrin kryetar të PS-së.
Dhe për këtë, u detyrua të dilte e të sshiste plaçka në treg.
Ilir Hunçi: Gjithmonë ndjej një keqardhje të madhe kur kujtohet Dhimitra!
Aktore dhe grua shumë e mirë,por me fat të keq.
Qoftë e paharruar!
Komentuesi: Pse, si eshte historia e saj, se nuk ka shume informacione per jete e Dhimitres?
Ilir Hunci: Altin Dangellia historia është se kur erdhi PD në pushtet në vitin 92 e hoqën nga teatri sepse e kish burrin kryetar të Partisë Socialiste të Korçës dhe doli shiste plaçka në treg jashtë për bukën e gojës.
Pastaj pas disa vitesh ndërroi jetë nga kanceri, me siguri nga trishtimi i madh që ndjente.