Çfarë po “kurdis” Kanadaja pas shpinës së Amerikës?
Kanadaja synon të bëjë bashkë rreth dhjetë shtete në kaudër të nismës për krijimin e një banke globale të mbrojtjes gjatë samitit të NATO-s javën e ardhshme në Turqi.
Njeriu pas kësaj ideje është kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, i cili synon ngritjen e një aleance të “fuqive të mesme” për t’u bërë ballë krizave të reja globale.
Banka e Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë (DSRB) synon të grumbullojë deri në 133 miliardë dollarë, për të blerë armë dhe për të forcuar mbrojtjen e shteteve aleate për shkak “të thyerjes” së rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se shpallja zyrtare e DSRB-së nuk është e garantuar 100 për qind dhe varet kryesisht nga negociatat finale me aleatët, veçanërisht sa i përket zotimeve të tyre kapitale, ndonëse ka shtuar se projekti ka marrë hov të madh.
Kanadaja ka pasur bisedime produktive me Korenë e Jugut. Gjasat që ajo t’i bashkohet janë 50 me 50. Luksemburgu është i vetmi vend deri më tani që i është bashkuar zyrtarisht Kanadasë.
Britania e Madhe ka refuzuar për shkak të projektit të saj ekzistues të mbrojtjes (MDM) bashkë me Holandën dhe Finlandën, kurse mundësinë e pjesëmarrjes nuk e kanë përjashtuar Italia, Spanja, Belgjika, Ukraina dhe Turqia.
Pesë qytete janë në garë për të qenë selia e DSRB-së: Toronto, Montreal, Otava, Halifax dhe Vankuver. Në këtë projekt janë përfshirë bankat më të mëdha globale si JPMorgan, Deutsche Bank, Commerzbank dhe ING, krahas bankave kryesore kanadeze si RBC, BMO, National Bank of Canada, Scotiabank dhe TD Bank.