Nis puna për hapjen e tunelit në Sarandë, kryhet shpërthimi i paralajmëruar
Na nisur puna për hapjen e tunelit në bypass-in që po ndërtohet në Sarandë.
Ditën e sotme është kryer shpërthimi i paralajmëruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për hapjen e tunelit.
Ky bypass do të ketë një gjatësi prej 3.1 kilometra dhe kostoja për këtë projekt është 34 milionë euro.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të zgjidhë problematikën e trafikut që krijohet gjatë sezonit veror.
Saranda është një nga qytetet më të rëndësishme të turizimit bregdetar në Shqipëri dhe përjeton një rritje të popullsisë në sezonin veror.