31 Tetor, 2026

Balluku pranon në SPAK se ka përdorur vilën F-6 për pak kohë.Ma la në përdorim Igli dhe Joana Bushi

 Balluku pranon në SPAK se ka përdorur vilën F-6 për pak kohë.Ma la në përdorim Igli dhe Joana Bushi

Nga Elton Qyno

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja penale kundër ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku, dhe zyrtarëve të tjerë të MEI-t dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Këto detaje vijnë nga vetë dëshmia që ka dhënë Belinda Balluku në prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila ka pranuar se ka qëndruar për një periudhë kohe pikërisht tek vila e ndodhur në kompleksin “White Rock”, të ndërtuar nga biznesmeni i njohur Pandeli Carapuli.

Sipas dëshmisë, që ka dhënë ish-zv/kryeministrja Balluku ajo ka pranuar se për jetesën në atë zona ka pasur dijeni, Joana Bushi, të cilën Balluku ka treguar se e ka mikeshë dhe në dijeni ka qënë edhe ish-futbollisti i kombëtares Shqiptare, Igli Tare, për të cilin zyrtarja ka pranuar në SPAK se ka një miqësi të vjetër që nga periudha e shkollës.

Në rrëfimin e saj, Balluku ka mohuar të ketë vilën në pronësi por vetëm e ka përdorur me miratimin e dy miqve të saj, Joana Bushit dhe Igli Tares.

Por sipas SPAK edhe pse Belinda Balluku, ka përdorur një pronë që “de jure” nuk është rregjistruar në emrin e saj, “De Fakto” ajo e ka përdorur këtë vilë, duke e trajtuar dhe mobiluar objektin si një pronë faktike të saj.

Madje sipas SPAK edhe për përdorshëmërinë e objektit, Belinda Balluku, ka pasur detyrim ligjor për ta deklaruar në formularin e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë, por një gjë e tillë nuk është kryer prej saj.

Nisur nga kjo situatë SPAK ka shtuar dhe një akuzë të 5-stë siç është ajo e mosdeklarimit të pasurisë të kryer në dy raste, siç është vila në kompleksin “White Rock” dhe vila tjetër në kompleksin “Green Coast”. Por kjo Vile eshte e rregjistruar ne emer te Agron Tares.

Nga ana tjetër, SPAK bazohet në disa dëshmi të arkitektëve të mobilimit dhe punëtorëve të Vilës F-6, të cilët kanë nxjerrë “lakuriq”, ish-zv/kryeministren e vendit, Belinda Balluku, duke treguar se prona “de fakto” i përkiste Ballukut dhe se punimet ata i kanë bërë për Belinda Ballukun.

Ata që e kanë “tradhtuar” dhe nxjerrë zbuluar totalisht janë punonjësit e një kompanie arkitektësh mobilimi dhe punëtorët që shërbenin për mirëmbajtjen e kësaj vile.

Grupi i punëtorëve është thirrur një e nga një në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë deklarime të hollësishme mbi pronarin real që ata dinë se jeton në atë vilë luksoze dhe që, sipas tyre, është Belinda Balluku.

Qoftë arkitektët e mobilimit, por edhe punëtorët e mirëmbajtjes së vilës, kanë pranuar në sinkron të njëjtë me njëri-tjetrin se kanë marrë kontakte dhe kanë parë Belinda Ballukun dhe familjarët e saj të shkojnë në ambientet e Vilës F-6 në Gjilekë.

Disa nga arkitektët kanë vënë në dispozicion telefonin e tyre, për t’u treguar hetuesve komunikimet dhe fotot që janë bërë gjatë kohës kur Belinda Balluku shfaqte interes për mobilimin e kësaj vile në kompleksin rezidencial të ndërtuar nga biznesmeni i shoqërisë “Eurocol”, Pandeli Carapuli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *