21 Maj, 2026

Zoti Rama, ti ke përgjegjësi për vdekjen e atyre fëmijëve!

 Zoti Rama, ti ke përgjegjësi për vdekjen e atyre fëmijëve!

“Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi.

Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit.

Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e familjeve duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe njerzillëk në një ditë tragjike si kjo”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, a thua është kryeredaktor i mediave, që iu tregon atyre se si duhet të sillen.

Harron që është kryeministër dhe ka përgjegjësi për këtë ngjarje.

Ka përgjegjësi, se nën qeverisjen e tij, por edhe ato të mëparshmet, zhdukën fushat, pishinat, ambientet sportive, për të ngritur kulla e pallate.

Durrësi dhe Tirana janë shembujt më ulëritës të kësaj gjëje.

Dhe për këtë arsye, fëmijët e shkretë detyrohen të luajnë trotuareve dhe lokaleve.

Aty ky pastaj, i shtypin e i vrasin.

Ndaj para se të drejtojë gishtin nga mediat, Edi Rama duhet ta kthejë atë nga vetja.

Ke përgjegjësi o zotëri, dhe nuk shpëton dot duke iu bërë moral mediave. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *