Ju socialistë i vratë ata fëmijë në Durrës, nuk e di si ju mban ky dhe
Nga Flutura Açka
Pa fjalë!
Ju i vratë fëmijët në Durrës, sepse nuk iu latë një park lodrash, një fushë sporti, një fushë ku të jenë të lirë, të luajnë pa frikë!
Ju, socialistët e pangopur të Durrësit. Vangjush Dako, Ermiona Sako, pararendësit tuaj i keni vrarë sot fëmijët. Asnjë planifikimi urban, asnjē respekt njerëzor për gjeneratat.
As parqe lodrash, as fusha sporti, të asnjë lloj sporti, as palestina publike për fëmijë, as pishina publike për fëmijë, as par qe publike, as teatro për fëmijë, as salla koncertesh për fëmijë, as plazhe për fëmijë, as muze për fëmijë.
Madje dhe oborrelt e shkollave i kafshuat të gjitha, të gjitha!
Çfarë është burgu për ju! Hiçmosgjë. Nuk e kuptoj si ecni mbi dhe me të tillë mëkat?!
Ngushëllime të thella familjeve!