Zegjineja: Shumë e vështirë të sjellësh zgjidhje reale, në përputhje edhe me standardet e BE-së
Zegjine Çaushi ka reaguar nga Komisioni i Ligjeve, për dy propozime të opozitës.
“Është e lehtë të bësh propozime që tingëllojnë bukur për publikun, por shumë më e vështirë është të sjellësh zgjidhje reale dhe të zbatueshme, në përputhje edhe me standardet e BE-së.
Dy nismat e sotme të opozitës në Komision nuk ishin asgjë më shumë se propagandë e paketuar bukur populizëm për konsum politik, pa asnjë vlerë reale për qytetarët.
Qytetarët nuk kanë nevojë për show, por për zgjidhje konkrete”, shkruan ajo.