Vito Kapo, partizania që u bë ministre
Vito Kapo lindi më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë; ajo ishte vajza e Dr. Stathi Kondit dhe Krisanthias.
Në vitin 1941, ajo përfundoi studimet në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” në Tiranë.
Gjatë viteve 1942-1943, ajo ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës.
Në periudhën shkurt-maj 1942, ajo shërbeu si mësuese në fshatin e saj të lindjes.
Gjatë luftës, ajo qëndroi në Nivan, Konispol dhe Përmet. Në vitet 1943-1944, ajo ishte anëtare dhe sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën.
Nga korriku deri në nëntor të vitit 1944, ajo punoi si sekretare e Enver Hoxhës në Shtabin e Përgjithshëm, në Helmës dhe Odriçan.
Nga nëntori i vitit 1944 deri në maj të vitit 1945, ajo ishte anëtare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe drejtonte Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.
Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, nga korriku 1945 deri në maj 1946, ajo punoi si atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku bashkëshorti i saj shërbente si ambasador.
Më vonë, ajo u emërua drejtore e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë drejtoi Bashkimin e Grave Shqiptare. Nga viti 1960 deri në vitin 1965, ajo ndoqi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Po ashtu, ka mbajtur postin e ministres së Industrisë në 1987-1990, në vitet e fundit të diktaturës dhe para nisjes së pluralizmi,t si dhe ka qenë kryetare e Bashkimit të Grave përpara viteve ’90.
Ndahet nga jeta më 29 shkurt 2020.