Moza Ahmeti kundër protestave, shpërthen pedagogu: Kjo Moza, pse s’ja doli vetë, por u detyrua të bënte palaçon në ekran?
Shkrimtarja Moza Ahmeti, është vënë së fundi në qendër të kritikave në rrjetet sociale, për shkak të qëndrimeve që ajo ka mbajtur në lidhje me protestën e studentëve. Teksa ka qenë e pranishme në një studio, ku pjesë e debatit ka qenë dhe protesta, Ahmeti është shprehur se studentët nuk e kanë të qartë se për çfarë protestojnë, dhe ata nuk kanë logjikë në artikulimin e tyre.
“Moza Ahmeti është një profesore që e njeh sociologjinë në majë të gishtave, nuk mund të dalë me studentët që thonë nuk jemi shumë të qartë, po jemi të pakënaqur.
Studentët janë anekse të shoqërisë, nuk punojnë, janë në pritje, nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë, që iu del fjala nga organizmi siç më del mua, ju cicëroni aq bukur, sa unë rri ju shikoj gjithë kohën”, u shpreh Ahmeti.
Ndërsa vazhdoi më tej në qëndrimin e saj: “Njeriu ka një përgjegjësi, ja iku polici, e çfarë fituan pastaj se u futën aty”.
Ajo tha se në protestë kishte parë një vajzë që ishte e veshur me rroba të shtrenjta, madje i kishte thënë se babin e ka oligark.
Kjo e kishte shokuar Mimoza Ahmetin.
Një reagim të ashpër ndaj saj, ka bërë pedagogu dhe ish-zv.ministri Oltion Rrumbullaku, i cili shprehet se Moza Ahmeti, e cila shprehej gjatë Ferma Vip, se kishte muaj pa ngrenë mish, mund të kishte folur për realitetin e pedagogëve në universitetet private, të cilëve sipas tij iu vonohen pagat.
“Ndërkohë që Moza Ahmeti ka dhënë me qira shtëpinë në qendër të Tiranës dhe ka marrë me qira një zgiqe në Sauk që të mbijetojë, përpara se të luante rolin e një adoleshenteje gjyshe në ekran, sot ankohet që të rinjtë që nuk kanë as shtëpi dhe as mbështetje nga shteti, duhet t’ja dalin vetë, sepse janë dembelë dhe nuk duhet të protestojnë
Kjo Moza, pse s’ja doli vetë, por u detyrua të bënte palaçon në ekran?
Kur isha në ministri, kam ndikuar aq sa jam mundur, duke përfshirë në vendime kërkesat për kontrolle më të mira të universiteteve private, që të shmangej sa më shumë pagesa e pedagogëve me paga minimale dhe vonesat e pagave disa mujore
Kur Moza Ahmeti thoshte që kishte muaj pa ngrënë mish, nuk e kuptova pse nuk tregonte realitetin e një pedagogu të një universiteti privat, për pagat minimale dhe vonesat e pagave, për mosdeklarimet e pagave.
Nëse Moza Ahmeti do të mbrojë pedagogët si vetja, bazën ligjore ja kam përmirsuar unë që në 2021, mjaftojnë tja kërkojnë zbatimin agjencisë se akreditimit Moza të mbrojë punën e saj dhe të kolegëve të saj, pastaj të bëjë filozofen e sponsorizuar kundër protestës”, shkruan në postimin e tij Rrumbullaku.