2 Tetor, 2026

VIDEO/ Banorët e Memaliajt për pak rrahin Erion Braçen, që i provokoi

 VIDEO/ Banorët e Memaliajt për pak rrahin Erion Braçen, që i provokoi

Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt paraditen e sotme pranë selisë së Kuvendit.

Banorët e Memaliajt ndodheshin atje për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.

Njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Raportohet se situata u tensionua, pasi Braçe i provokoi.

@joq

Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur paraditen e sotme me protestuesit te Kryesia e Kuvendit. Banorët ndodheshin aty për të protestuar kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj dhe bashkimit të saj me Tepelenën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale. Në momentin që Braçë me telefon në vesh ishte brenda derës hyrëse në territorin e Kryesisë së Kuvendit, kundër tij u hodhën thirrje si “o hajdut”. Teksa Braçe po kalonte për t’u futur në selinë e Kuvendit, qytetarët kanë shprehur indinjatën ndaj tij, duke e kundërshtuar në cilësinë e deputetit të Partisë Socialiste. Situata është tensionuar dhe njëri prej banorëve i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit. Protesta e banorëve lidhet me kundërshtimin e ndryshimeve të propozuara për organizimin territorial të zonës.

♬ suono originale – JOQ Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *