2 Tetor, 2026

Kush është Dema te videoja treshe e Ad Hilës dhe sëkëlldisja e PD-së

 Kush është Dema te videoja treshe e Ad Hilës dhe sëkëlldisja e PD-së

Nga Adriatik Doçi

PD po përpiqet të rikthejë vëmendjen te përgjimet e Ron Yeffet, Vlora Hyseni, çështja Balluku, rrëfimet e Ben Tigrit etj., por të gjithë e kanë mendjen se kush është Dema, që shfaqet në ‘kompozimin treshe’ të Ad Hilës. Në çdo tavolinë, taksi, palestër madje dhe sauna, roli i Demës është objekt bisede.

Dema ka një parandjenjë të keqe se po filmohej, ndërsa duket sikur nuk do që të përfshihej plotësisht, shfaqet si një ndihmës kuzhinier i pamotivuar, sikur po bënte lakror apo po prekte diçka që të djeg, sikur po zbatonte një vendim gjykate për punë të detyruar publike.

Ashtu si zonjat e artit dhe kulturës, Dema është viktimë e pabesisë së kompozitorit sadomazokist, ndoshta edhe me çrregullime, i cili filmonte partneret në ‘dhomën e rrëfimit’, për t’i treguar si trumfe të shoqërive tribu një akt besimi dhe emocioni. Alibia e tij se kishte vendosur kameren në dhomë për të ruajtur pulat e komshinjve është sa e sëmurë aq edhe cinike.

Ndërkaq, Fate Mediu, i cili vijon të kapë për krahu për foto çdo amerikan në rrugët e SHBA-së, me qëllim zvarritjen e gjyqit, duhet ta ketë përjetuar si një Gërdec të dytë nikorqillëkun e treguar nga ‘serenata e tij e zemrës’, e cila kujdesej për të palosur rrobat para se t’ia ‘merrte këngës’, gjithnjë me ëmbëlsi, me maturi dhe qetësi.

Si të ishte një luftëtar lirie, në rrjet kanë nisur të publikohen këngë dhe vjersha për Ad Hilë, ndërsa nuk mungojnë as romuzet si; A t’a bëj Adi një këngë? Kush këndoi dhe i shpëtoi Ad Hilës!

Si përfundim, e vetmja shpresë e PD-së për të rikthyer vëmendjen tek kauzat e saj është që Berisha të thotë se videot erotike i ka hakeruar Vlora Hyseni, duke i publikuar pikërisht në një moment të vështirë për të dhe qeverinë, për të ekpliksuar rrëfimin e radhës së Ben Tigrit dhe ndoshta një USB që do vijë nga Vjena.

Edhe në këtë rast, pushteti mund të përgjigjet me një lëvizje taktike, duke ngritur një komision hetimor për thyerjen e privatësisë së zonjave të artit dhe kulturës, hakerimin dhe shpërndarjen e videove. Komisioni herimor mund të drejtohej nga zonja Luarasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *