1 Korrik, 2026

“Vdisni, ju jeni me PD” – Si e ka braktisur Lazaratin prej 12 vitesh, Bashkia Gjirokastër

 “Vdisni, ju jeni me PD” – Si e ka braktisur Lazaratin prej 12 vitesh, Bashkia Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër braktis fshatin Lazarat: prej 12 vitesh zero investime.

Banorët shprehen se diskriminohen për shkak të bindjeve politike, ndërsa prej më shumë se 6 muajsh një lagje e fshatit vazhdon të jetë e izoluar.

Situata në fshatin Lazarat është skandaloze. Rrugët hyrëse të fshatit janë të amortizuara, ndërsa rrugët e lagjeve janë totalisht të degraduara.

Rruga dytësore hyrëse e fshatit Lazarat, në vendin e quajtur “Përroi i Spilos”, prej më shumë se 6 muajsh vazhdon të mbetet e bllokuar.

Banorët detyrohen të kalojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën e tyre.

Rrugët brenda fshatit jo vetëm që janë lënë prej vitesh pa mirëmbajtje, por tashmë janë bllokuar edhe nga rrëshqitjet e dheut dhe inertet, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur.

Ndërkohë, Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndërhyrë.

Kjo neglizhencë është e pajustifikueshme, sidomos kur Bashkia Gjirokastër përfiton çdo vit tendera me vlerë rreth 121 milionë lekë për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale.

Megjithatë, në terren nuk shihet asnjë investim dhe askush nuk jep llogari se ku përfundojnë këto para publike.

Bashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, akuzohet nga banorët se po diskriminon dhe braktis hapur fshatin Lazarat, duke e lënë komunitetin të përballet i vetëm me izolimin dhe rrezikun e përditshëm. (Pazari Lajm)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *