30 Qershor, 2026

Emigrantja shqiptare në SHBA, që pompohet nga mediat e Ramës

 Emigrantja shqiptare në SHBA, që pompohet nga mediat e Ramës

Evi Kokalari, prej kohësh është kthyer në epiqendër të lajmeve të mediave të Edi Ramës.

Në fillim e sulmuan dhe talleshin me të, kur doli krah Sali Berishës në “Foltoren” e tij të famshme.

Pastaj e bënë aleate, kur i doli kundër Doktorit.

Ashtu siç bën aleat edhe Ervin Salianjin, të cilin në fillim e sulmuan egërsisht dhe kërkonin të burgosej, pse denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt.

Dhe tani, çdo ditë që hap mediat e Ramës, sheh vetëm Evin, Salianjin, Alesian, Meremen, a thua se këta janë shqetësimi kryesor për Shqipërinë.

Sot Kokalari shkruan se ka denoncuar tek vetë sekretari amerikan i Shtetit, familjen Berisha, se paska marrë peng PD-në.

A thua se Marco Rubio dhe SHBA, do të lënë gjithë konfliktet e botës, nga Irani në Ukrainë, dhe do të merren me sherret në PD.

E vërteta është se në PD, të gjithë e pranojnë se nuk ka asnjë rival që mund ta mundë Sali Berishën, për sa kohë ky i fundit është në lojë.

PD është identifikuar gjithmonë me të dhe ai ka ndjekësit e vet, që do ta votojnë çdo herë që kandidon për kreun e PD-së.

Pompimi i personazheve të tillë si Evi, Meremja, Alesia, apo dhe vetë “Babales”, bëhet me qëllim që të mbahet gjallë debati brenda PD-së, jo se iu plas shumë për fatin e PD, por duhet të merren me të dhe Berishën, që mos të merren me skandalet korruptive të Ramës dhe Rilindjes.

Për ta, asnjë fjalë, as për korrupsionin, për vjedhjet, apo për faktin që në vit, nga Shqipëria largohen 29 mijë njerëz, shifra më e lartë në çdo vend të Europës.

Veç se vështirë se e fshijnë dot realitetin, me Evin, Meremen, Alesian dhe “Babalen”.

Degradimi i Shqipërisë është i prekshëm për të gjithë dhe nuk ka Evi, Mereme, Alesia apo Salianj që ta fshehë nga sytë e Shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *