24 Qershor, 2026

Vajzat e vogla në paradën e LGTB, PD kërkon shkarkimin e ministres Koçiu dhe t’i kërkohet llogari ambasadorit Gonzato

 Vajzat e vogla në paradën e LGTB, PD kërkon shkarkimin e ministres Koçiu dhe t’i kërkohet llogari ambasadorit Gonzato

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministres Albana Koçiu dhe ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Paradën e Krenarisë LGBTQ+ të së shtunës, ka ngjallur reagimin e ashpër të deputetit të PD-së, Tritan Shehu, i cili e ka cilësuar këtë prani si të papranueshme.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, Shehu bëri me dije se do të kërkojë zyrtarisht dorëheqjen e ministres Koçiu, ndërsa kolegëve deputetë u bëri thirrje të nisin një demarsh diplomatik ndaj ambasadorit Gonzato.

“Do t’i kërkoj në seancën plenare kryeministrit shkarkimin e Albana Koçiut për pjesëmarrjen e papranueshme në paradën e LGBTQ+.

Të nderuar kolegë të Ministrisë së Jashtme ju kërkoj që të bëni demarsh diplomatik (notë proteste zyrtare) ndaj ambasadorit Gonzato për pjesëmarrjen e tij në paradë.

Të thirret për shpjegime në Ministrinë e Jashtme dhe t’i thuhet që kjo bie ndesh me ato parime që ne ndërtojmë në shoqërinë tonë dhe ligjin e diskriminimit”, tha Shehu.

Në këtë paradë, në mënyrë skandaloze, prapa shpinës së Koçiut dhe Gonzatos ishin prezente edhe disa vajza të vogla.

Reagimi i Tritan Shehut

Zv. Kryeministria Kociu dhe Ambasadori Gonzatos, pjese e keq perdorimit te femijeve-Nje aresye me shume per miratimin e “Ligjit per mbrojtjen e femijeve dhe te rinjve”!

Perdorimi i femijeve si “dekor” ne nje aktivitet LGBTQ etj, eshte ndesh me edukimin, formimin e tyre, “dhunues” mbi zhvillimin linear te rritjes, ndesh me perceptimet dhe nivelin mendor e hormonal te asaj moshe.

Adultet mund te kene prirjet e tyre edhe seksuale, afinitete komplekse, devijimet nga norma apo jo.

Mund te jene edhe “krenare” per ato!

Eshte e drejta e tyre t’i shprehin edhe publikisht, gjithemone ne respekt te disa normave te shoqerise.

Megjithese une gjykoj se nuk ka asgje ketu per te qene krenare e organizuar manifestime.

Keto jane ceshtje strikt personale, qe duhet te mbeten “te mbyllura” aty ku kryhen.

Pa pasur nevoje per “tambure”, kenge e valle.

Dhe aq me shume pa pasur nevoje te perfshihen ne ato, jashte vullnetit te tyre femijet (ata akoma nuk mund te krijojne prirje apo vullnete te tilla), te keq perdoren ata si instrumenta propagandistike, si te ishin sende.

Kjo eshte thellesisht ndesh me te drejtat e njeriut, ne kete rast te femijeve.

Me zhvillimin normal te tyre, te shoqerise, familjes tone te percaktuar edhe ne Ligj, thelbit te jetes e egzistences se llojit.

Teper shqetesuese kjo, duke bere imperative miratimin….

E “Ligjit per Mbrojtjen e Femijeve dhe te Rinjve”, te depozituar nga neve ne Kuvend.

Me shqetesuese behet, kur shikon qe pjese qendrore e kesaj “cfaqje” diskriminuese per femijet, behet Zv. Kryeministria Kociu dhe Ambasdori i BE, Gonzatos.

Shikoni sa te vetmuar, pa gezim, deshire, shprese, duken ata femije ne kete foto te publikuar nga mediat…pikerisht keta duhen mbrojtur me Ligj.

Prandaj te miratojme sa nuk eshte teper vone ate akt juridik «ad hoc»:

«Ligjin per Mbrojtjen e Femijeve dhe te Rinjve ne Republiken e Shqiperise»

Per te tjeret kemi “Ligjin kunder diskriminimit”, qe ndalon ne fakt edhe….

Diskriminimin e Shoqerise, te Femijeve, te Rinjve etj, por qe sic duket nuk mjafton!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *