Tronditja që pësoi Erion Braçe në supermarket, për fat iu ndodh pranë një pensionist që e ndihmoi
Erion Braçe ka përjetuar një tronditje të fortë pasi hyri në supermarket dhe pa nga afër çmimet e ushqimeve.
Një pensionist që ndodhej pranë tij ndërhyri menjëherë.
“Mos shiko djathin dhe mishin që ditën e parë bir.
Ke 13 vjet në qeveri dhe nuk e ke idenë e lekut.
Fillo me bukën një herë, pastaj kur të mësohesh me dhimbjen vazhdo me bulmetin dhe mishin”, i tha ai.
Situata u përkeqësua kur Braçe pa çmimin e proshutës dhe kuptoi sa kushtonte vetëm 100 gramë.
Pensionisti, i prekur nga gjendja e tij, nxori portofolin:
“Mos u mërzit bir. Do të të ndihmoj unë. Urdhëro gjysmën e pensionit tim dhe bliji 100 gramë”.