“Albatros të lutem mjaft, se po më vjen për të vjellë dhe mua” – Rama kërkesë analistit të mos e mbrojë kaq shumë
Pas disa javësh mbrojtjeje intensive në studio dhe portale, Edi Rama i ka kërkuar publikisht Albatros Rexhajt të ulë ritmin.
“Albatros, të lutem, mjaft. Po më vjen për të vjellë edhe mua,” deklaroi kryeministri, duke sqaruar se në fillim mbështetja i ishte dukur e dobishme, por tashmë kishte kaluar nga argument politik në problem higjieno-sanitar.
Sipas burimeve pranë Kryeministrisë, situata u bë alarmante kur Albatrosi u përpoq ta mbronte Ramën për një çështje për të cilën Rama nuk ishte akuzuar ende.