Terrorist, ulërisnin socialistët dje: Por çfarë duan të fshehin?
Pas aksidentit të rëndë të një dite më parë në Durrës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruajti në rrjetet sociale, se kemi të bëjmë me një akt terrorist.
Pas tij, me radhë gjithë deputetët e Partisë Socialiste, si të kishin marrë urdhër, postuan të njëjtën gjë, se kemi të bëjmë me një akt terrorist, jo me një aksident dosido.
Edi Rama nga ana tjetër, iu bënte thirrje mediave të tregoheshin të përmbajtura me ato që postonin.
Por çfarë duan të fshehin socialistët, duke e cilësuar një aksident të rëndë, si akt terrorist?
Nuk është e vështirë të kuptohet: Dështimin e qeverisjes së tyre dhe përgjegjësinë që kanë për vdekjen e atyre dy fëmijëve.
E para, se kanë zhdukur çdo ambient publik, fushat sportive, ambientet para pallateve dhe çdo hapësirë tjetër, për të ngritur kulla dhe pallate.
Dhe fëmijët detyrohen të luajnë trotuareve.
E dyta, sepse duan të mos flitet dhe për përgjegjësinë e shtetit, që lejon kamikazë të tillë të lëvizin lirshëm, edhe pse banorët e zonës ishin ankuar disa herë për të.
Është fakt, që në Shqipëri, të fortët bëjnë ligjin dhe shteti i toleron.
Dhe pasojat pastaj, janë ato si të Durrësit, ku vriten fëmijë të pafajshëm.
Ndaj dhe ulërasin për terrorizëm këta.
Nuk duan që njerëzit të llogjikojnë dhe të çojnë gishtin tek plaga e vërtetë.
Thjesht duan ta kanalizojnë urrejtjen veç tek një njeri, duke e quajtur terrorist atë 57-vjeçarin, që në fakt, është pasoja e keqqeverisjes, jo shkaktari i së keqes që ka shkaktuar këtë vend.
Terroristët e vërtetë, janë pikësëpari ata që na qeverisin.
Të tjerët janë thjesht vegla të kësaj qeverie, që ka vite që nuk mendon për qytetarin! (Thuaje.al)