21 Maj, 2026

Pse nuk e zbardh vrasjen e deputetit të vet, Edi Rama dhe PS?

 Pse nuk e zbardh vrasjen e deputetit të vet, Edi Rama dhe PS?

17 vjet me pare u vra me atentat deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi.

Edi Rama per 13 vjet kryeminister nuk i zbuloi dot vrasesist e deputetit te partise se vet.

Anduel Xhindi i biri i Fatmirit gjate ketyre 17 vjeteve ka qene deputet i PS-se dhe drejtor rilindas.

Aktualisht eshte prefekt i Fierit. Ende nuk e ka gjetur se kush ia vrau babain.

Ndoshta impenjohet deputete Zegjine Çaushi, bashkefshatare e te ndjerit Xhindi, qe te zbulohen vrasesit 17 vite me pare te kolegut te saj.

Fatmir Xhindi u vra në vitin 2009 pranë banesës së tij në Roskovec, në një atentat me armë zjarri.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në politikën shqiptare dhe vuri në lëvizje strukturat e rendit dhe drejtësisë për zbardhjen e saj.

Për vite me radhë, rasti i vrasjes së tij ka qenë pjesë e hetimeve dhe diskutimeve publike, duke u konsideruar si një nga krimet më të bujshme të asaj periudhe.

Por ende sot e kësaj dite, ajo vrasje nuk është zbardhur, dhe duket se me qëllim nuk po bëhet.

PS dhe Edi Rama, çuditërisht, nuk kanë kërkuar asnjëherë nga drejtësia, zbardhjen e vrasjes së tij.

Aludimet për vrasjen e tij kanë qenë të shumta, nga një aferë dashurie, tek përfshirja në trafik droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *