26 Korrik, 2026

Temperaturat e larta mbushin plot spitalin e Tepelenës (që Qeveria kërkon ta mbyllë)

 Temperaturat e larta mbushin plot spitalin e Tepelenës (që Qeveria kërkon ta mbyllë)

Rritja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka sjellë shtim të fluksit të pacientëve në spitalin e Tepelenës, veçanërisht të personave të moshës së tretë.

Sipas mjekëve, ndër rastet më të shpeshta kanë qenë pacientët me probleme respiratore, të cilët kanë paraqitur përkeqësim të simptomave dhe rëndim të gjendjes shëndetësore.

Shahin Meçe, mjek pneumolog thotë se të sëmurët astmatikë kanë pasur rëndim të gjendjes së tyre, të sëmurët kronikë me sëmundje të mushkërive kemi pasur raste të shtuara dhe kardiopatët.

Specialistët këshillojnë personat me sëmundje kronike, veçanërisht të moshuarit, që të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj temperaturave të larta dhe qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut.

Mjekët rekomandojnë që pacientët me probleme respiratore të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhave me temperatura të larta, dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të përkeqësimit të simptomave.

Kujdesi dhe parandalimi, sipas tyre, mbeten faktorët kryesorë për shmangien e komplikacioneve gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *