Talenti nga Saranda tradhton Shqipërinë për SHBA-të
Sarandjoti Adri Mehmeti debuton me Kombëtaren e SHBA-së.
Adri Mehmeti, 17-vjeçari me origjinë nga Saranda, ka debutuar me Kombëtaren A të SHBA-së në ndeshjen ndaj Perusë.
Një moment i veçantë për të riun shqiptar, i cili po ndërton karrierën e tij në futbollin amerikan dhe tashmë ka arritur të veshë fanellën e përfaqësueses së parë.
Mehmeti ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat, ndërsa tashmë ka bërë hapin e madh në nivel kombëtare.
Një debutim që nuk kalon pa u vënë re edhe në Sarandë, qytetin nga ku kanë origjinën rrënjët e futbollistit të ri.
