Talenti i Kombëtares shqiptare firmos kontratë profesionale te Tottenhami në Premier League
Talenti shqiptar Armend Muslika ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Tottenham në Angli.
Mesfushori 17-vjeçar ka bindur drejtuesit e klubit londinez me paraqitjet e tij në akademi dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e projektit afatgjatë të “Spurs”.
Ai është pjesë e londinezëve që prej moshës 13 vjeçare.
Tanimë trajneri Roberto De Zerbi mund ta ketë të gatshëm djaloshin shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga ‘Tottenham News’.
Tottenham njihet për investimet e vazhdueshme në zhvillimin e lojtarëve të rinj përmes akademisë së tij, ndërsa kontrata profesionale e Muslikës vjen pas një sezoni shumë të mirë të tij me moshat e klubit.
Me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë, Armend Muslika ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar tre gola, duke qenë edhe kapiten.