25 Gusht, 2026

Ishte duke pushuar në Sarandë, zbulohet pse u arrestua 32-vjeçarja nga Turqia

 Ishte duke pushuar në Sarandë, zbulohet pse u arrestua 32-vjeçarja nga Turqia

Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e 32-vjeçare, Julide Yazici, e cila u arrestua në Sarandë, pasi rezulton e dënuar me burg për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

32-vjeçarja ka qenë anëtare e grupit të rinisë studentore të partisë komuniste kurde PKK/KCK.

Pas demonstratave në Stamboll, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vitin 2016 iu bë kontroll në banesën e saj me qira, ku autoritetet gjetën 6 bateri dhe katër kuti.

Gjithashtu në dosje tregohet se gjatë këqyrjeve në një makinë që kishte sjellë materiale në demonstratën e Stambollit u gjetën shenjat e gishtërinjve të Julide Yazici.

Bashkë me të janë gjykuar një grup studentësh dhe e reja është dëbuar në mungesë sepse u largua në Francë dhe mori azil politik.

Në këtë demonstratë nuk ka patur të dëmtuar, teksa është konsideruar një demonstratë studentësh për të drejtat e kurdëve.

32-vjeçarja përfaqësohet nga dy avokatë, shqiptarin Artan Shllaku dhe avokatin turk Vedat Ajakac.

Rezulton se Julide Yazici ka qenë me pushime në Shqipëri edhe vitin e kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *