18 Shtator, 2026

Sot “qan”, por Rama mori helikopterin për në Prishtinë që të lobonte për Gjykatën Speciale

 Sot “qan”, por Rama mori helikopterin për në Prishtinë që të lobonte për Gjykatën Speciale

“Marre”. Kështu shkruante Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Speciale, që dënoi me 84 vjet burg, 4 krerët e UÇK-së.

Por Edi Rama, është një ndër personat që ka lobuar për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Madje ai mori helikopterin dhe shkoi në Prishtinë, për të bindur drejtuesit e atëhershëm të Kosovës, që të votonin pro ngritjes së kësaj Gjykate.

Kjo, pas hezitimit të tyre, për të votuar për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Këtë gjë e kujton edhe Arlind Qori.

“Edi Rama! Marre është edhe të marrësh helikopterin e të ushtrosh presion ndaj institucioneve të Kosovës për të ngritur këtë gjykatë. Siç është hipokrite të hiqesh sot si patriot.

Përpjekja për liri e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare e UÇK janë krenari për çdo shqiptar dhe frymëzuese për çdo ndërgjegje qytetare në botë”, shkruan Qori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *