18 Shtator, 2026

“Moj Evropë, ku*va e motit”…

 “Moj Evropë, ku*va e motit”…

Nga Fitim Zekthi

Ky ishte që në fillim një proces politik.

Serbia me djallëzi, si gjithë historinë e vet, punoi me këmbëngulje dhe arriti të shtyjë BE dhe SHBA të detyrojnë Kosovën për të ngritur një gjykatë speciale.

Gjyqtarët i emëroi BE nëpërmjet EULEX. Gjyqtarët morën një vendim mizor jo ndaj disa njerëzve që drejtuan luftën për liri kundër një kolonizatori mbi njëshekullor, por ndaj një populli që rezistoi gjithë shekullin mes masakrave dhe në fund me anë të një lufte botërore të drejtë, çmendurisht të drejtë.

Nje vendim si ky me gjasa as vete Serbia nuk e ka pritur as ne enderrat e saj me te mira. Gjithsesi ky nuk është fundi i asgjëje.

Vende si joni, popuj si i joni kanë vuajtur gjatë gjithë historisë por janë gjallë. Popuj si i joni dhe vende si i joni janë sprovuar shumë më keq dhe do të sprovohen edhe në të ardhmen sepse kanë armiq mizorë që i kanë rrënjët në Rusi, rrënjë që ujiten herë pas here edhe nga interesa të ndyra gjeopolitike në Europë per te cilen me te drejte at Gjergj Fishta tha dicka shume te sakte:

(Uh! Europë, ti kurva e motit,

Qi i rae mohit besës e Zotit,

Po a ky â shêji i gjytetnís:

Me dá tokën e Shqypnís

Për me mbajtë klysht e Rusís?)

Ajo që u mbijeton sprovave të tilla është kurajoja por edhe maturia, mençuria. Është koha edhe më shumë sot për t’u strehuar tek këto veti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *