20 Tetor, 2026

Sokol Balla nxjerr me urgjencë Arben Meçen: Protestuesit nuk janë studentë, por njerëz të Berishës

 Sokol Balla nxjerr me urgjencë Arben Meçen: Protestuesit nuk janë studentë, por njerëz të Berishës

Arben Meçe ka dalë me urgjencë në ABC News, për të dënuar protestën e studentëve.

Ai thotë se këto akte dhune ndodhën pikërisht në ditën kur Shqipëria mbylli kapitullin e katërt dhe sipas tij kjo nuk është e rastësishme.

“Përpara një jave u shpall nga Komisioni Evropian mbyllja e grupkapitullit të katërt me Shqipërinë. Natyrisht vlerësimi i procesit të Shqipërisë është një gjë shumë e rëndësishme dhe çdo hap pozitiv tentohet të sulmohet nga kundërshtarët. Turma dje goditi një nga institucionet më serioze në botë, goditi Kishën Katolike”, tha  ai.

Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një lëvizje studentore, por një organizmi me prapavijë politike. Meçe pohoi se personat e maskuar në protestë janë pjesë e njësi paramilitare e Partisë Demokratike dhe nuk kanë asnjë lidhje me studentët.

Sipas tij, Sali Berisha me thirrjet e tij nxit aktet e dhunës në protestë.

“Kryetari i PD i ka bërë thirrje strukturave të jenë pjesë në këtë protestë. Sot u bë më evident ky fakt. Dje protesta nisi paqësore dhe natyrisht u agravua, sot ajo nisi që në momentin e parë e dhunshëm.

Sot grupi i parë që ishte aty ishte grupi i zjarrit të PD. Është strukturë paramilitare e PD. Sot s’kemi të bëjmë me një lëvizje studentore. Një grup ishte i maskuar totalisht. Kishte parulla politike dhe kjo është lëvizje politike. Në protestë janë militantë të PD”, tha ai.

Ai theksoi se me përfshirjen e Sali Berishës, kjo lëvizje ka dështuar. Analisti vlerësoi dhe qëndrimin e Policisë, e cila sipas tij po vepron me profesionalizëm ndaj akteve të dhunës, që sipas tij, po i ushtron “Grupi i Zjarrit” i Partisë Demokratike

“Përse duhen shkulur kangjellat e rrugëve, pse i shkatërrojnë semaforët? Atëherë në çfarë kushte jemi këtu? Unë ju drejtohem prindërve, që si ndihen kur shikojnë që fëmijët e tyre shkatërrojnë. Kjo filozofoi shkatërrimi kërkon një distancim shoqëror. Policia jonë është treguar korrekte dje.

Reagimi i Policisë sot ndaj protestës ka qenë profesionale dhe me një përkujdesje të jashtëzakonshme për të neutralizuar agresivët dhe jo për të shpërndarë në mënyrë klasike turmën. Kështu që nota dhjetë për Policinë e Shtetit.

Sot kjo lëvizje ka dështuar. Nuk e bëjnë guerilet ndryshimin e sistemit. Ky është grupi paramilitar i Partisë Demokratike. I ke me maska. Goditja e Ambasadës së Vatikanit në Shqipëri është një ngjarje shumë e rëndë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *