20 Tetor, 2026

Ku është fshehur Mirela Kumbaro dhe pse nuk flet?

 Ku është fshehur Mirela Kumbaro dhe pse nuk flet?

Prej dy ditësh, dhjetëra të rinj mblidhen para Ministrisë së Arsimit, për të protestuar.

Sot i vunë madje flakën.

Protestuesit studentë kërkojnë një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, gjë që kjo Qeveri, sipas tyre, nuk e siguron.

Ka një detaj të habitshëm ndërkohë.

Ndërsa kanë reaguar shumë deputetë e ministra, e vetmja që nuk flet, është pikërisht ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, të cilës protestuesit i kanë shkuar tek dera.

Ajo nuk ka thënë asnjë fjalë, duke heshtur në mënyrë të çuditshme.

Postimi i fundit që ka bërë në rrjetet sociale, ka qenë dje para nisjes së protestës, kur bashkë me kryetarin e Bordit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Michael Granoff, në nisjen e punës për krijimin e ambienteve të reja të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore.

Prej atëhere vetëm heshtje, ndërkohë që duhej të ishte e para që duhej të reagonte.

E para, të ftonte studentët për të dëgjuar çfarë kërkesash kanë (ta bënte një përpjekje normale, se vështirë t’i shkonte njeri).

E dyta, të dënonte dhunën që po ndodhte para derës së Ministrisë së saj, nga të dyja krahët.

E treta, dhe kjo është pika më e vështirë për politikanët shqiptarë, të çonte ndërmend edhe dhënien e dorëheqjes, nëse kjo gjë çon në zgjidhjen e krizës.

Sigurisht që studentët nuk kanë dalë për kokën e saj, por për ata të Edi Ramës.

Por një fjalë apo një përpjekje, mund ta bënte edhe Kumbaro, për të treguar pse është ministrja më jetëgjatë e Edi Ramës.

Jo prej faktit se e ka mirë dhe i bindet këtij të fundit, por se është një politikane e përgjegjshme.

Deri më tani, e ka humbur këtë shans!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *