SKANDALI: Si po rrezikojnë të shembin urën e Dragotit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve
URA E DRAGOTIT NUK ËSHTË PËR TRAILERA TË RËNDË
Ura e Dragotit, e ndërtuar nga italianët në vitin 1937 dhe monument kulture, mban ende mbi supe historinë e kësaj zone.
Por sot ajo po përballet me një rrezik serioz.
Në hyrje të urës është vendosur qartë tabela e kufizimit: maksimumi 20 ton.
Megjithatë, çdo ditë kalojnë trailerë të rëndë me ngarkesa shumë mbi këtë limit.
Kjo nuk është vetëm shkelje e rregullave rrugore, por edhe rrezik për dëmtimin e një ure historike dhe për sigurinë e qytetarëve.
A duhet të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi një urë të vitit 1937?
Kush mban përgjegjësi nëse ndodh një tragjedi? (Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore)