21 Maj, 2026

Punonjësja në kalanë e Gjirokastrës, sherr me turistët: Nuk i lë të hyjnë

 Punonjësja në kalanë e Gjirokastrës, sherr me turistët: Nuk i lë të hyjnë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një situatë skandaloze që, sipas tij, ka ndodhur gjatë një vizite në kalanë e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe turistike të vendit.

Sipas denoncimit, qytetari është përballur me një sjellje arrogante dhe fyese nga punonjësja e biletarisë, e cila jo vetëm ka refuzuar t’i japë biletën, por edhe nuk e ka lejuar të futet brenda për të vizituar kalanë.

I irrituar nga mënyra se si është trajtuar, ai ka dërguar pranë redaksisë edhe një video ku, dëgjohet qartë gjuha dhe sjellja e papranueshme e punonjëses ndaj vizitorëve.

Kalaja e Gjirokastrës, ashtu si çdo pasuri tjetër kulturore në Shqipëri, nuk është pronë private e askujt dhe nuk mund të kthehet në vend ku qytetarët apo turistët përballen me arrogancë dhe pengesa për të hyrë.

Monumentet e trashëgimisë kulturore janë pasuri publike dhe duhet të jenë të aksesueshme për çdo vizitor vendas apo të huaj që dëshiron t’i vizitojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *