Skandal në Bashkinë Dropull – 2 milionë metra prone në emër të një personi
Nga Armando Rabi
Një denoncim i fortë ngre pikëpyetje serioze mbi administrimin dhe dokumentacionin e pronave në territorin e Bashkisë Dropull.
Sipas dokumenteve të verifikuara, rreth 2 milionë metra katrorë tokë rezultojnë të regjistruara në emër të vetëm një personi.
Si është e mundur që një sipërfaqe kaq e madhe toke të rezultojë në dokumente në emër të një individi?
Kush i ka lëshuar këto dokumente?
Mbi çfarë baze ligjore është bërë regjistrimi?
A janë respektuar të drejtat e pronarëve të tjerë dhe procedurat e pronësisë?
Banorët shprehen të revoltuar dhe pretendojnë se në zona të tëra, “çdo pëllëmbë tokë po rezulton pronë e një personi”.
Kush qëndron pas këtij regjistrimi?
Si është krijuar kjo situatë?
A ka përgjegjësi administrative apo ligjore?
Qytetarët e Dropullit meritojnë përgjigje.
Dokumentet duhet të flasin. Institucionet duhet të japin shpjegime.