Si na vjedh Kastrati çdo ditë, me bekimin e Qeverisë dhe heshtjen e opozitës
“Rruga e Kombit”, që në nisje të saj, është konsideruar si një ndër veprat më korruptive, me të cilën janë vjedhur shqiptarët.
Por ajo, vazhdon të na vjedhe çdo ditë ende sot e kësaj dite.
Ose më saktë, koncensionari i rrugës, Shefqet Kastrati.
Dhe kjo, me bekimin e Qeverisë dhe me heshtjen e opozitës.
Shikoni çfarë ndodh.
Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 95 lekë, ndërkohë që ne vazhdojmë të paguajmë 660 lekë për 5 euro taksë në “Rrugën e Kombit”.
Kjo, pasi Kastrati ka tjetër kurs për euron, atë që ishte kur mori me koncension “Rrugën e Kombit”.
Hesht qeveria, hesht opozita, heshtin edhe mediat, sepse Kastrati i paguan të gjithë me paratë që na vjedh çdo ditë.
Dhe kjo është vetëm një prej vjedhjeve që na bën, se Kastrati kontrollon çdo gjë në këtë vend, që nga karburanti, tek rrugët, detet dhe qiellin. (Thuaje.al)
