Servili i Përmetit me 1.3 mln rrogë pa bërë asgjë, mbron Mirela Kumbaron: Je e jashtëzakonshme, unike dhe e pakrahasueshme
Aran Xhani, një personazh që thuhet se paguhet 1.3 mnl lekë nga Bashkia e Përmetit, si tip këshilltari për mediat, ka marrë në mbrojtje Mirela Kumbaron, pasi kjo e fundit u thirr në SPAK disa ditë më parë.
Dhe e ngre në qiell Kumbaron, duke thënë se ajo ka transformuar gjithë Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas tij, ajo është e jashtëzakonshme dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër.
Postimi i Aran Xhanit
Ka dy dite qe disa portale shkruajne e hamendesojne rreth ministres dhe deputetes se Qarkut tone Mirela Kumbaro lloj lloj historish a trillimesh.
Nuk eshte ne natyren time te shkruaj keto lloj statuse por :
Mirela Kumbaro eshte deputetja e Permetit e me pas dhe e Gjirokaster e Tepelenes. Ne kaq vite kontributi i saj per kete qark e konkretisht per Permetin, ka qene i jashtezakonshem, unik dhe i pakrahesueshem me asnje. Edhe deputetet Bledi Çuçi e Vangjel Tavo kane kontributet e tyre padiskutim, por, jo aq sa ka bere per Qarkun Gjirokaster kjo deputete.
Sot po shkruaj per here te pare pro Mireles pasi dua te shpreh falenderimet e mia per kontributin e saj ne ngritjen e Permetit turistik, te frekuentuar dhe gjithevitin te vizitueshem nga turizmi brenda e jashte vendit.
Dhe si une cdo permetar, gjirokastrit e tepelenas duhet te tregoje respekt dhe mirnjohje per vlerat e shkelqyera qe kjo deputete ka zhvilluar ne zonen tone, dhe duhet te shpreht publikisht per keto merita.
Mos haroni Permetin, Tepelenen e sidomos Gjirokastres i ndryshoj pamjen dhe destinacionin.
Mos harroni.
-Uje skishit as 4 ore ne dite e mos me keq, tani keni disa vite qe su vete ne mendje kjo plage e trasheguar.
-Rruget ishin peribret sot levizim lirshem ngado
-Qendrat e qyteteve ishin sikur behej lufte me gropa e pa trotuare, tani shetisim ne te gjitha qytetet e qendrat administrative mbi mermer.
-Bizneset e rrenuar para shume viteve tashme kane baze e klientele te garantuar.
Kudo ka lene gjurme interesimi dhe perkrahja e deputetes Kumbaro.
Mos harroni qytetare te Qarkut se ne zgjedhet e 2017 qe Mirela Kumbaro qe artikuloj e para fjalin ” – Gjirokastra , Permeti e Tepelena do jene destinacone turistike” ,athere ishim skeptike, sot Gjirokastra e Permeti jane destinacione turistike madje dhe Tepelena po mer drejtim fale investimeve qe po kryhen.
Ndaj cdokush duhet te tregoje urrejtje ndaj kushdo qe do te perlyej ndopak deputeten ton.
Respekte per Ju Deputete!