Shkrimtari i njohur: Shqiptarët duhet t’i tregojnë nënën Ramës, ku e ka
Shkimtari i njohur Agron Tufa, që prej vitesh ka fituar azil politik në Zvicër dhe jeton aty me familjen, ka reaguar pas lajmit se “shteti bektashi” është gati.
Ai thotë se shqiptarët duhet të reagojnë dhe t’i tregojnë nënën Edi Ramës, pasi po shpërbën Shqipërinë me projekte të tilla.
Postimi i Agron Tufës:
“Si merr fund shteti dhe kombi shqiptar?
Nëse krijimi i një *shteti bektashi” në Republikën e Shqipërisë po përgatit dizajnin e fundit me prerjen e monedhës së vet dhe pasaportave të veta, atëherë nuk është çudi, që kjo viagër tradhtie të ngrehë në po këtë pretendim formimin e një “shteti katolik”, “shteti ortodoks” dhe “shteti mysliman suni”.
Kaq i duhet shpërbërjes së plotë të shtetit dhe kombit. Tradhtia nuk ka brirë më të gjatë se kaq. Do plasë festa, do rrihen tupanat, do shtinë topat për shuarjen e Shqipërisë dhe kombit.
Kryeministri tradhtar ekzekuton çdo projekt të sponsorizuar të shkatërrimit të kombit, nëse shqiptarët nuk vendosin që tani t’ia tregojnë nënën e nënës ku e ka bijë!
Çdo të thoshin vallë për këtë gjëmë Naimi e Hafiz Ali Korça? Fishta e Mjeda? Petro Nini Luarasi dhe Fan Noli?”