Shefi i njohur belg ndërron jetë pasi ra nga ballkoni i hotelit në Golem
Bertrand Thiébaut, shefi i njohur i njohur i kuzhinës në Tournai tw Belgjikws, ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje në vendin ku po kalonte pushimet në Shqipëri. Berti, 48 vjeç, i kishte dhënë gjatë viteve të fundit një identitet të fortë restorantit “Les Tontons Trinqueurs” në Tournai.
Të martën mësuam me dhimbje për ndarjen nga jeta të Bertrand Thiébaut, 48 vjeç, shef i njohur kuzhine në Tournai.
Vdekja e tij ndodhi të hënën në mbrëmje në vendin ku po kalonte pushimet, në Golem, një zonë turistike bregdetare e vendosur në bregdetin e Detit Adriatik në Shqipëri, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Tirana.
Ai humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të pestë të hotelit ku qëndronte.
Kuzhinier me talent dhe në krye të restorantit “Les Tontons Trinqueurs” në Tournai, Bertrand Thiébaut linte gjurmë te të gjithë ata që e njihnin, falë karakterit të tij jashtëzakonisht të gëzueshëm.
Brenda pak vitesh, së bashku me dy ortakët e tij, ai arriti t’i jepte një identitet të fortë lokalit në rrugën Edouard Valcke, veçanërisht duke i dhënë përparësi produkteve cilësore të zonës.
Bertrand ishte bashkëshorti i Audrey Ronlez, kryeredaktore e edicionit të Wallonie Picarde të gazetës L’Avenir.
Koleges sonë Audrey, fëmijëve të saj dhe të afërmve të të ndjerit, gazeta jonë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.