SHBA i heq “non grata”-n Sali Berishës?
Një lajm që prej javësh qarkullonte në korridoret e selisë blu është bërë publik mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas pretendimeve të bëra publike nga gazetari Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha nuk rezulton më i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Peka ka deklaruar se autoritetet amerikane kanë njoftuar zyrtarisht se Berisha nuk është më pjesë e listës së personave të shpallur “non grata”.
“Zyrtare, Sali Berisha nuk eshte me i sanksionuar. SHBA e njofton zyrtarisht qe nuk eshte me nongrata. E drejta zhytet por nuk mbytet!
Rrini te vemendshem per me shume ne vazhdim”, shkruan Peka.
Megjithatë, konfirmimi përfundimtar pritet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, të cilat sipas burimeve pritet të reagojnë zyrtarisht gjatë orëve në vijim.