Pse u arrestua burri i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, pas mbytjes së 15-vjeçarit në pishinën e tij?
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit me pishina “Glow”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar.
Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rrethanat e vdekjes së të miturit në ambientet e pishinës.
Sipas burimeve hetimore, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa Prokuroria po verifikon nëse subjekti kishte plotësuar kushtet e sigurisë dhe masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Kujtojmë që Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër,