SHBA dhe BE janë kundër dorëheqjes së Ramës, sepse pas protestave në Tiranë qendron Turqia
Nga Berat Buzhala
Arbitri final per me percaktu humbesin dhe fituesin, kur ka zhvillime sikur jane keto ne Shqiperi, eshte Bashkimi Evropian dhe Amerika.
Per me e rrezu Edi Ramen nga pushteti do te mjaftonin dy tri postime dykuptimeshe te ambasadoreve a ministrive te puneve te jashtme.
“Qeveria e Shqiperise duhet t’i degjoje qytetaret”.
Kaq do te mjaftonte qe Edi Rama me e marre mesazhin qe eshte koha me u largu. Ambasadat dhe ministrite e jashtme po heshtin.
Pse?
Ndoshta sepse ata e dine qe pervec atyre qytetareve ne shesh, ka edhe interesa te tjera me te komplikume per me e rrezu qeverine e Shqiperise.
Perndryshe sot(dje) ka qene dita me e veshtire, prej kur kane fillu trazirat.
Pse une dyshoj qe, pervec tjerash, ka edhe interesa shtetesh te huaja per rrezimin e qeverise shqiptare, e ketu po mendoj parasegjithash Turqine?
Sepse revolta po vazhdon me qene e koncentruar ne Tirane.
Kur pakenaqesia eshte e pergjithshme dhe organike, qysh ka qene viti 1997, trazirat kane qene shume me te egra ne rajone, se ne Tirane. Na kujtohet jugu i Shqiperise.
Kjo gje nuk po ndodhe kete here.
Gjithashtu, mos harroni, online me shume po ka urrejtje ndaj Izraelit se Edi Rames.
Kjo flet shume.