Sarandë: I vënë zjarrin kurorës së gjelbër, për të ndërtuar hotele (rrezikohen banesat aty pranë)
Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë, ndërsa në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe shuarjen e zjarrit.
Ekipet po punojnë gjithashtu për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, me qëllim që të ndërtojnë hotele aty.