9 shtëpitë e Mirela Kumbaros nga kursimet, i biri punësohet pranë industrisë së mbrojtjes
irela Kumbaro është e vemtja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër mandateve në pushtet. Edhe pse firmat e zonjës Kumbaro dalin në të paktën 30 afera të dyshuara korruptive, duke përfshirë krime të dyshuara mjedisore, trafikim mbetjesh, ndërtime në zona të mbrojtura, tendera me flamur të kuq etj., Edi Rama vijon t’i besojë Kumbaros drejtimin e degëve të rëndësishme të qeverisjes si arsimin, më parë kulturën dhe mjedisin.
Madje, si për ironi, dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro. Në përgjigjen e Diellës mungonin bëmat e zonjës Kumbaro, thirrja e saj në SPAK për katër orë disa muaj më parë dhe disa të dhëna rreth pasurisë së saj.
Apartamentet e Kumbaros
Apartament 128 m2
Apartament 95 m2
Apartament 119 m2
Apartament 108 m2
Apartament 87 m2
Apartament 69 m2
Apartament 92 m2
Apartament 55 m2
Apartmament 103 m2
Mirela Kumbaro posedon të paktën tetë apartamente dhe disa garazhe në emrin e saj dhe të bashkëshortit. Si burim për pasurinë e paluajtshme, Kumbaro deklaron kursimet nga të ardhurat, kryesisht nga rroga e saj dhe e bashkëshortir, Aleksandër Furxhi, drejtues emisioni dhe prezantues lajmesh në TV Vizion Plus.

Të ardhurat familjare, burojnë rreth 60 % nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 20% kanë si burim pagën e zonjës Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.

Ndërkaq, gjatë vitit 2025, djali i Mirela Kumbaros, Tom Furxhi rezulton i punësuar pranë Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes për tregtimin dhe zhvillimin e armatimit ushtarak.

Në media është raportuar më herët se Tom Furxhi ka qenë i punësuar në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë dhe më pas tek Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës që u godit nga SPAK, por në deklarimet e pasurisë djali i Kumbaros nuk deklaron të ardhura nga puna në institucione të tilla. (Prapaskena)