Rite satanike dhe festa të shfrenuara nga komuniteti gay në vilën e Enver Hoxhës
Disa pamje të publikuara nga vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut në Tiranë kanë marrë një sërë komentesh në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as kritikat.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqen disa anëtarë të komunitetit LGBTQ duke kënduar dhe kërcyer për të ftuarit e tjerë në ish-vilën e Enver Hoxha.
Po ashtu, në video dallohet edhe një anëtar i komunitetit LGBTQ duke bërë kërcime erotike. Këto pamje janë bërë virale dhe kanë ngritur një numër të madh reagimesh.
Kujtojmë që vila e ish-diktatorit Enver Hoxha u inaugurua nga kryeministri Edi Rama në prill të vitit 2025 si një vatër e re kulture në kryeqytet.
Në të shkuarën kanë qarkulluar edhe video të tjera në rrjetet sociale, ku janë bërë akuza se të ftuarit kanë kryer rite satanike.