Revoltohen policët e Përmetit me qytetarët: Dilni në protestë, që të marrim edhe ne shpërblimin
Kryeministri Edi Rama ka premtuar 2.5 mijë euro për çdo polic që po përballet me protestuesit.
Por kjo masë ka ngjallur pakënaqësi tek policët e qyteteve ku nuk ka protesta.
“Nuk është e drejtë, duhet të dalin edhe qytetarët tanë në protestë.
Nuk janë pak, por 2.5 mijë euro shpërblim.
Edhe qytetarët protestojnë, edhe ne marrim shpërblimin.
Të dy palët mbeten të kënaqura”, tha në kushte anonime, një polic nga qyteti i Përmetit, ku situata është më shumë se ç’duhet e qetë.
Edhe në Ersekë, Memaliaj, Tepelenë, Sarandë etj, ka pasur pakënaqësi nga policët.
Ata gjithë mërzitjen e kanë me qytetarët që s’dalin në protestë, duke iu hequr kështu shpërblimin prej 2.5 mijë euro.