20 Tetor, 2026

Ramën e “tradhton” dhe Soros – Senatori amerikan i mbështetur nga Soros: Qeveria shqiptare të frenojë dhunën ndaj protestesve paqësorë

 Ramën e “tradhton” dhe Soros – Senatori amerikan i mbështetur nga Soros: Qeveria shqiptare të frenojë dhunën ndaj protestesve paqësorë

Senatori amerikan i mbështetur nga Sorosa, Gary Peters, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të përmbahet nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa bën thirrje për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.

Ai thekson se Michigan është htëpia e një komuniteti të fuqishëm shqiptaro-amerikan ndërsa shton se populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe zbaton shtetin e së drejtës.

“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë personat në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.

Michigan-i është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe aktiv të shqiptaro-amerikanëve, ndaj e di se këto zhvillime janë një çështje shumë personale për shumë banorë të këtij shteti. Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe zbaton shtetin e së drejtës. Për këtë arsye, do të vazhdoj të mbështes paqen dhe drejtësinë për të gjithë shqiptarët.” – shkruan Peters në X.

Senatori demokrat Gary Peters ka pasur mbështetjen e fuqishmë financiare të George Soros në të gjitha fushatat e tij zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *